Bota

E rëndë në SHBA/ 40-vjeçari përdhunoi dhe vrau 12-vjeçaren, më pas e fshehu në frigorifer, dënohet me burgim të përjetshëm

40-vjeçari Jason Shackelford u deklarua fajtor për vrasje të shkallës së parë dhe për përdhunim të një të mituri.

4 Mars 2024, 07:20 Nga N.F
E rëndë në SHBA/ 40-vjeçari përdhunoi dhe vrau
Vrasësi dhe viktima

SHBA- Një burrë amerikan është dënuar me burgim të përjetshëm pasi që përdhunoi dhe vrau një vajzë 12-vjeçare të gruas. 40-vjeçari Jason Shackelford u deklarua fajtor për vrasje të shkallës së parë dhe për përdhunim të një të mituri. Të premten e kaluar ai u dënua me burgim të përjetshëm në atë që prokurorët e quajtën "një nga krimet më të egra, më të urryera" që kanë parë ndonjëherë.

Shackelford vrau Elaina Smith në shtëpinë e tyre në Pennsylvani në mbrëmjen e 8 shkurtit 2023. Sipas Laë and Crime ai sulmoi vajzën ndërsa ata po shikonin një film. Pasi e përdhunoi dhe e mbyti, më pas e fshehu trupin e saj në një frigorifer në bodrum. Shackelford thuhet se tha se ishte i zemëruar sepse e dashura e tij së fundmi i kishte kërkuar të largohej nga shtëpia.

Përveç akuzave për abuzim seksual dhe vrasje të vajzës, 40-vjeçari u dënua edhe për përdhunimin e një gruaje tjetër.

Pas krimit të tij të tmerrshëm, burri i kishte thënë të dashurës së tij se vajza e saj ishte e sëmurë, në mënyrë që ajo të kthehej menjëherë nga puna. Kur ajo u kthye në shtëpi, ai i tha se e kishte dërguar Elainën në Nju Jork ku "ajo do të ishte e sigurt" dhe më pas e detyroi atë ta ndiqte në një hotel. Aty gruaja arriti të arratisej dhe të lajmëronte autoritetet. Më pas pasoi kontrolli në shtëpi i cili zbardhi të vërtetën e zhdukjes së 12-vjeçares.

shba

Sondazh

Poll