Bota

Publikimi i përgjimeve të ushtrisë, ministri gjerman akuzon Rusinë për "destabilizim"

Pasi media shtetërore ruse publikoi bisedën e përgjuar të oficerëve të ushtrisë gjermane, edhe kancelari Olaf Scholz u detyrua të japë sqarime.

3 Mars 2024, 22:46 Nga h.k

Publikimi i përgjimeve të ushtrisë, ministri gjerman akuzon

GJERMANI-Ministri i Mbrojtjes Gjermani, Boris Pistorius ka folur rreth publikimit të përgjimeve të një bisede konfidenciale mes zyrtarëve të ushtrive ukrainase dhe gjermane. 

"Presidenti rus Vladimir Putin po kërkon të mbjellë përçarje në Gjermani me publikimin e përgjimeve të një bisede konfidenciale të ushtrisë sonë mbi luftën në Ukrainë. Incidenti është shumë më tepër se thjesht përgjimi dhe publikimi i një bisede në sektorin e forcave ajrore. Është pjesë e një lufte informacioni që Putin po e përdor. Nuk ka dyshim për këtë. Është një sulm hibrid që synon dezinformimin. Ka të bëjë me përçarjen dhe minimin e unitetit tonë. Në përputhje me rrethanat, duhet të reagojmë ndaj tij me maturi të veçantë dhe vendosmëri." -tha Pistorius, duke shtuar se shpresonte që Putini të mos arrinte të kishte sukses.

Pasi media shtetërore ruse publikoi bisedën e përgjuar të oficerëve të ushtrisë gjermane, edhe kancelari Olaf Scholz u detyrua të japë sqarime.

ministri i mbrojtes gjermane

Sondazh

Poll