Bota

Nuk vrasin vetëm plumbat/ 15 fëmijë të vdekur nga dehidratimi dhe mosushqyerja në Gaza, në rrezik dhe 6 të tjerë

Sipas autoriteteve vendase, deri tani 15 fëmijë kanë ndërruar jetë nga dehidrimi dhe kequshqyerja në Gazën veriore.

3 Mars 2024, 22:26 Nga h.k
Nuk vrasin vetëm plumbat/ 15 fëmijë të vdekur nga
Foto ilustruese

IZRAEL-Për palestinezët në Gaza problem më i madh se raketat dhe armët nga Izraeli, është mungesa e ushqimit dhe ujit të pijshëm.

Sipas autoriteteve vendase, deri tani 15 fëmijë kanë ndërruar jetë nga dehidrimi dhe kequshqyerja në Gazën veriore.

Mjekët në spitalin Kamal Adwan gjithashtu frikësohen për jetën e gjashtë fëmijëve të tjerë, që vuajnë nga kequshqyerja dhe diarreja në kujdesin intensiv, si rezultat i ndërprerjes së gjeneratorit elektrik dhe oksigjenit dhe dobësisë së aftësive mjekësore.

Numri i të vdekurve është rritur që nga java e kaluar kur inkubatorët dhe furnizimet me oksigjen në Spitalin Kamal Adwan pushuan së funksionuari natën për shkak të mungesës së karburantit, tha ministria.

lufta ne gaza

Sondazh

Poll