Bota

Mund të identifikojë shenjat e gishtërinjëve në pak sekonda, proteina fluoreshente e kandilëve të detit "shpëton" shkencëtarët

Gjithashtu mundëson vizualizimin e shpejtë të gjurmëve të gishtërinjve në vendin e krimit.

3 Mars 2024, 21:33 Nga S.B
Mund të identifikojë shenjat e gishtërinjëve në pak
kandili i detit

BRITANI E MADHE- Shkencëtarët kanë zhvilluar një spraj mjeko-ligjor duke përdorur një proteinë fluoreshente që gjendet tek kandilat e detit, për të zbuluar gjurmët e gishtërinjëve në pak sekonda. Metodat tradicionale të mjekësisë ligjore ose përdorin pluhura toksike që mund të dëmtojnë provat e ADN-së, ose tretës petrokimikë që janë të dëmshëm për mjedisin.

Spraji i ri i bojës, i zhvilluar nga shkencëtarët në Universitetin e Bath, është i tretshëm në ujë dhe ka toksicitet të ulët. Gjithashtu mundëson vizualizimin e shpejtë të gjurmëve të gishtërinjve në vendin e krimit.

Mund të identifikojë shenjat e gishtërinjëve në pak
foto ilustruese

Profesor Tony James, nga Departamenti i Kimisë në Universitetin e Bath, tha: Ky sistem është më i sigurt, më i qëndrueshëm dhe funksionon më shpejt se teknologjitë ekzistuese. Mund të përdoret edhe në gjurmët e gishtave që janë një javë të vjetra.

Dy ngjyra të ndryshme, të quajtura LFP-Yellow dhe LFP-Red, lidhen në mënyrë selektive me molekulat e ngarkuara negativisht që gjenden në gjurmët e gishtërinjve, duke i mbyllur molekulat e bojës në vend dhe duke lëshuar një shkëlqim fluoreshente që mund të shihet nën dritën blu.

Ngjyrat bazohen në një proteinë fluoreshente që gjendet tek kandili detit, e quajtur Proteina Fluoreshente e Gjelbër, e cila përdoret gjerësisht nga shkencëtarët hulumtues për të vizualizuar proceset biologjike.

Hetuesi kryesor, profesori Chusen Huang, tha: Shpresojmë që kjo teknologji të mund të përmirësojë vërtet zbulimin e provave në skenat e krimit.

kandili i detit gjurmat e gishtave

Sondazh

Poll