Bota

Mark Bryan është një burrë 64-vjeçar që vesh taka sepse ndihet më i sigurt

Krahas fustaneve, ai shpesh provon edhe funde pencil, të cilat sipas tij janë shumë komode në veshjen e tij, qoftë me xhaketë apo me një top tjetër.

3 Mars 2024, 12:21 Nga E. D
Mark Bryan është një burrë 64-vjeçar që vesh
Mark Bryan

GJERMANI- Mark Bryan për më shumë se dyzet vjet preferon të veshë këpucë me taka të larta. Me origjinë nga Dallasi, Marku jeton me familjen e tij në një qytet të vogël në Gjermani që nga viti 2010. Zakonisht kodi i veshjes në punën e tij është formal, por 9 vite më parë ai vendosi se ishte i lodhur nga kostumet, ndaj i shtoi pamjes së tij një palë taka të kuqe. Bashkëpunëtorët e tij bënin shaka se një ditë ai do të vishte fustane, por pak e dinin se Bryan nuk e ka absolutisht asnjë problem ta bëjë këtë. Krahas fustaneve, ai shpesh provon edhe funde pencil, të cilat sipas tij janë shumë komode në veshjen e tij, qoftë me xhaketë apo me një top tjetër.

Gjithçka filloi rreth dyzet vjet më parë kur Bryan po takohej me një vajzë që vishte gjithmonë taka. Ai vetë ishte i impresionuar me dizajnin e tyre, gjeti një palë në përmasat e tij, i provoi dhe që atëherë filloi të vishte këpucë me taka në çdo rast që kishte.

“Mbaj mend herën e parë që provova një palë kur isha 21 vjeç dhe të ecja me to ishte shumë komode. Nuk kam rrëshqitur në asnjë moment,” tha Mark Bryan. 

Takat e larta i japin Bryan më shumë vetëbesim dhe ai argumenton se çdokush duhet të jetë në gjendje ta ndiejë atë ndjenjë, pavarësisht nga gjinia dhe orientimi seksual. Edhe bashkëshortja e tij mbështet zgjedhjet e tij stilistike. ajo shprehet se e etmja herë që Marku do të heqë takat është kur duhet të shkojë në fushë për të trajnuar ekipin e tij të futbollit amator.

mark bryan

Sondazh

Poll