Bota

Shpëtoi 41 punëtorë të bllokuar në tunel, shkatërrohet shtëpia e myslimanit të kthyer në hero

Wakeel Hasanit iu desh të ngjitej në murin 1.8 metra të fqinjit të tij për të hyrë në truallin e mbushur me rrënoja ku ndodhej shtëpia e tij vetëm një ditë më parë. 

3 Mars 2024, 11:24 Nga E. D
Shpëtoi 41 punëtorë të bllokuar në tunel,
Wakeel Hasan

INDI- Minatori Wakeel Hasan ishte një hero kombëtar në nëntor, pasi ndihmoi në shpëtimin e 41 burrave të bllokuar në një tunel Himalayan. Tani, ai është në rrugë, pasi autoritetet i shkatërruan shtëpinë e tij.

Wakeel Hasanit iu desh të ngjitej në murin 1.8 metra të fqinjit të tij për të hyrë në truallin e mbushur me rrënoja ku ndodhej shtëpia e tij vetëm një ditë më parë. Policia kishte rrethuar pjesën e përparme të tokës ku shtëpia e tij, u shkatërrua.  Një ditë më vonë, ai qëndroi pranë shtëpisë së tij, i përlotur ndërsa lëvizte tulla dhe dërrasa druri në përpjekje për të rimarrë librat shkollorë të vajzës së tij 15-vjeçare Aliza, e cila duhej të kalonte provimin e saj të enjten.

Vetëm tre muaj më parë, Hasani ishte kthyer një hero kombëtar dhe kishte bërë bujë për shpëtimin e 41 punëtorëve të ndërtimit të bllokuar në një tunel të Himalajeve për më shumë se dy javë. Hasan dhe ekipi i tij morën njohje kombëtare për arritjen e tyre, duke përfshirë lëvdata nga kryeministri Narendra Modi dhe një selfie me superyllin e Bollywood-it, Shah Rukh Khan. 

Vetëm tre muaj më vonë, jeta e Hasanit u përmbys kur mori një telefonatë nga vajza e tij teksa ishte në një dyqan duke blerë ushqime. Aliza Hasan, 15 vjeç tha se oficerët e policisë kishin mbërritur në shtëpinë e tyre për ta prishur atë dhe se ajo, së bashku me vëllain e saj më të madh Azeem, po qëndronin pranë derës për të parandaluar hyrjen e policisë

“Më goditën me shuplakë punonjësit e policisë femra dhe Azeem u shty, u godit me shuplaka dhe u dhunua verbalisht. Më pas na nxorrën zvarrë nga shtëpia dhe na hodhën në një makinë policie,” tha Aliza. 

Kur Hasani arriti në shtëpi, ai pa zyrtarë nga Autoriteti i Zhvillimit të Delhi (DDA), organizata qeveritare e ngarkuar me planifikimin dhe zhvillimin e projekteve të infrastrukturës në kryeqytet, duke u përpjekur t'i prishnin shtëpinë. Para se Hasani të mund të bënte apo të thoshte ndonjë gjë, një buldozer filloi të shkatërronte shtëpinë. 

DDA pretendoi se shtëpia e Hasanit ishte ndërtuar ilegalisht në tokë qeveritare. Në një deklaratë, ajo tha se familja e Hassan ishte e informuar para prishjes dhe se atyre iu dha kohë e mjaftueshme për t'u evakuuar. Hasani thotë se nuk ishte dhënë asnjë njoftim paraprak dhe se ai kishte dokumentet ligjore për të vërtetuar se ishte shtëpia e tij, duke përfshirë një faturë të energjisë elektrike të lëshuar nga qeveria.

narendra modi indi

Sondazh

Poll