Bota

Spitalet të mbyllura ose drejt kolapsit, mjekët e Gazës ngrenë në rrugë tenda për trajtimin e pacientëve

Shumë nga spitalet në Gaza tani janë ose të mbyllura ose afër pikës së kolapsit, saqë mjekët kanë ngritur tenda trajtimi në rrugë, me ato pak furnizime që mund të kenë në dorë.

3 Mars 2024, 09:42 Nga E. D
Spitalet të mbyllura ose drejt kolapsit, mjekët e Gazës
fotot ilustruese

GAZA- Mjekët në Gaza janë shprehur se situata në zonë është katastrofike dhe se sëmundjet po përhapen nëpër kampet e refugjatëve, veçanërisht në mesin e fëmijëve. Shumë nga spitalet në Gaza tani janë ose të mbyllura ose afër pikës së kolapsit, saqë mjekët kanë ngritur tenda trajtimi në rrugë, me ato pak furnizime që kanë në dorë.

Dr Rajaa Okashah është një pediatër nga Gazën veriore, i detyruar nga luftimet të largohet nga shtëpia e tij dhe të shkojë në jug në Rafah. Sipas tij është vetëm një përkushtim profesional ndaj mjekësisë dhe një ndjenjë detyre ndaj shokëve të tij nga Gazë që e mban atë të vazhdojë misionin e tij.

"Vendosa të hap këtë tendë mjekësore për t'u siguruar atyre ilaçe dhe trajtim falas, veçanërisht pasi sistemit shëndetësor në Gaza tani i mungojnë spitalet, i mungojnë qendrat shëndetësore. Kushtet më të vështira që trajtoj janë problemet e frymëmarrjes. Oksigjeni është i rëndësishëm për fëmijët. Problemet e frymëmarrjes janë të përhapura tek fëmijët, veçanërisht tek foshnjat e porsalindura, tre muajsh dhe më pak se një muajsh," tha Dr Okashah.

Pa përkushtimin e mjekëve në Gaza, numri i të vdekurve do të ishte, pa dyshim, shumë më i lartë. Ata po luftojnë luftën e tyre: një luftë për ilaçe, ujë të pastër dhe hapësirë ​​për të punuar të sigurt. Linja midis jetës dhe vdekjes në Gaza është dëshpërimisht e hollë.

rajaa okashah lufta në gaza

Sondazh

Poll