Bota

Mijëra marshues pro-palestinezë në Britani, përgjigjia ndaj Sunak që akuzoi se “esktemistë” po cënojnë demokracinë e vendit duke mbështetur Gazën

Marshimet e sotme ishin demonstratat e para kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar që kur gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e OKB-së urdhëroi Izraelin të sigurojë që aktet e gjenocidit të mos kryhen në Gaza. Këto marshime erdhën një ditë pasi kryeministri britanik Rishi Sunak, tha se demokracia e vednit po cënohet nga ekstemistë si  George Galloway, i cili bëri një fushtaë mbështetëse për Gazën. Në marshhimine sotëm ishin të paktën 10 mijë protestues.

2 Mars 2024, 18:38 Nga S.N
Mijëra marshues pro-palestinezë në Britani, përgjigjia ndaj
Marshimi pro-palestinez

BRITANI E MADHE- Mijëra njerëz kanë marshuar në Londër dhe Edinburg, ndërsa demonstruesit pro Palestinës kërkuan një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Marshimet e sotme ishin demonstratat e para kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar që kur gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e OKB-së urdhëroi Izraelin të sigurojë që aktet e gjenocidit të mos kryhen në Gaza. Këto marshime erdhën një ditë pasi kryeministri britanik Rishi Sunak, tha se demokracia e vednit po cënohet nga ekstemistë si  George Galloway, i cili bëri një fushtaë mbështetëse për Gazën. Në marshhimine sotëm ishin të paktën 10 mijë protestues.

Ben Jamal, organizator i grupit protestues ‘Palestine Solidarity Campaign’, reagoi ndaj fjalimit të kryeministrit duke i sugjeruar “të shikohej në pasqyrë dhe të dëbonte disa deputetë nga partia e tij”.

Jamal tha nënjë postim: Rishi Sunak këkon të zgjidhë çështjet me ‘ekstremistët’, por ndoshta ai duhet ta nisë me politikanët, komentatorët dhe liderët fetarë që mëbshtesin një shtet të akuzuar për gjenocid, e mbështesin atë në masakra dhe në krijmin e qëllimshëm të vdekjeve nga uria, dhe jo ata që protestojnë kundër kësaj.

Edhe grupet hebraike mbështetën thirrjet për një armëpushim, duke shfaqur pankarta që bënin thirrje për liderin izraelit, Benjamin Netanyahu, të siguronte një marrëveshje pengjesh dhe duke brohoritur: "Netanyahu, turp, turp, jo në emrin tonë".

Protestues të tjerë mbanin pankarta që shkruanin: "Të japim fund vrasjes", "Lironi fëmijët", "Liri Palestinës" dhe "Bojkotoni Izraelin".

Mijëra mbështetës pro-palestinez u mblodhën gjithashtu në Edinburg sot në mbështetje të një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza. Ndërsa Parlamenti Skocez ka bërë thirrje për një armëpushim, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ka qenë mbështetëse e Izraelit.

britani e madhe rishi sunak marshim pro-palestinez

Sondazh

Poll