Bota

Trafikonin kartmonedha fallco me vlerë 1 milionë euro, arrestohet banda me anëtarë pakistanezë

Me seli në Napoli, Romë dhe Barcelonë, banda e njerëzve me origjinë pakistaneze trafikonte kartëmonedhat në vendet e Mesdheut, tha policia. Policia tha se arrestoi trafikantët e kartëmonedhave të falsifikuara në aeroportin e Barcelonës dhe në stacionin e autobusëve të qytetit.

2 Mars 2024, 18:56 Nga S.N
Trafikonin kartmonedha fallco me vlerë 1 milionë euro, arrestohet
Foto Ilustrim

SPANJË- Policia spanjolle bëri 14 arrestime ditën e sotme duke çmontuar një bandë që trafikonte kartëmonedha të falsifikuara prej 100 eurosh, me vlerë totale prej 1 milion eurosh. Kartmonedhat kalonin të pazbuluara nëpër ATM dhe pajisje të tjera dhe trafikoheshin në Itali, Francë, Greqi dhe Spanjë .

“Kartëmonedhat e prodhuara nga organizata ishin të punuara me dorë dhe me cilësi shumë të lartë, pasi përdornin bojëra speciale, filigranë dhe elementë të ndryshëm të krijuar për të anashkaluar mekanizmat e zbulimit”, tha zëdhënësja e Policisë Kombëtare Spanjolle, Elisa Rebolo.

Me seli në Napoli, Romë dhe Barcelonë, banda e njerëzve me origjinë pakistaneze trafikonte kartëmonedhat në vendet e Mesdheut, tha policia. Policia tha se arrestoi trafikantët e kartëmonedhave të falsifikuara në aeroportin e Barcelonës dhe në stacionin e autobusëve të qytetit. Në të dyja rastet ata posedonin kartëmonedha të falsifikuara me vlerë 70 mijë euro.

Operacioni policor përfshiu forca në Spanjë, Itali dhe Greqi. Filloi nëntorin e kaluar pasi një numër i madh i kartëmonedhave të falsifikuara u zbuluan në Barcelonë.

kartmonedha fallco pakistanezet policia spanjolle

Sondazh

Poll