Politike

Ministri italian pro Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut: Të hapen negociatat, mos të ndahen nga njëra-tjetra

14 Nëntor 2019, 20:52 Nga DOSJA
Ministri italian pro Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut:

ITALI- Ministri Italian për Çështjet e Evropës, Enzo Amedola është shprehur se është një gabim historik shtyrja e negociatave për Shqipërisnë dhe Maqedoninë e Veriut.

Enzo Amendola duke iu adresuar komisioneve të mbledhura të Dhomës dhe Senatit në lidhje me përfundimet e Këshillit Evropian të 17-18 tetorit, tha se duhet të hapeshin negociatat me dy vendet.

Një shtyrje tjetër ka të ngjarë të ketë pasoja negative në stabilitetin dhe perspektivën evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimoy. Kjo nuk ka qenë një shtyrje si të tjerat, sepse ndodhi pas përpjekjeve të rëndësishme të bëra nga vendet anëtare kandidate. Menjëherë pas Këshillit Europian të tetorit, presidenti Conte u takua në Romë me kryeministrin shqiptar Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zaev”, u shpreh Amendola.

Më tej ministri tha se qeveria ka ndërmarrë tashmë veprime për të rikthyer dosjen në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme javën e ardhshme dhe për të ritheksuar pozicionin tonë në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, pa i shkëputur këto vende nga njëra-tjetra.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike enzo amedola negociatat e shqiperise me be enzo amedola negociatat e shqiperise me be

Sondazh

Poll