Bota

Trump ka avantazh me 4% më shumë se Biden në zgjedhjet presidenciale, sondazhi tregoi se popullariti i presidentit po bie

Ndërsa në një krahasim me Nikki Haley, sfiduesja e fundit që e Donald Trump dhe Joea Biden, Haly kishte një diferencë ë të lartë me 9%. 46% e të anketuarve thanë se nëse Haley do të ishte kandidantja e republikanëve për presidencës do të votonin atë, ndërsa 37 % zgjodhën Bidenin.

2 Mars 2024, 17:45 Nga S.N
Trump ka avantazh me 4% më shumë se Biden në zgjedhjet
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka avantazh me 4% më shumë ndaj Bidenit sipas një sondazhi të New York Times të publikuar sot. Nga të anketuarit që thanë se kishin gjasa të votonin, 48% thanë se do të votonin për ish-presidentin nëse, ndërsa 44% thanë se do të votonin për Biden. Mes votuesve të regjistruar, Trump kishte mbështetjen e 48% të të anketuarve dhe Biden 43%.

Ndërsa në një krahasim me Nikki Haley, sfiduesja e fundit që e Donald Trump dhe Joea Biden, Haly kishte një diferencë ë të lartë me 9%. 46% e të anketuarve thanë se nëse Haley do të ishte kandidantja e republikanëve për presidencës do të votonin atë, ndërsa 37 % zgjodhën Bidenin. Sondazhi pasqyron një rënie të popullaritetit të Biden vetëm 9 muaj para zgjedhjeve presidenciale të 2024. Biden përballet me pyetje në rritje në lidhje me moshën e tij të avancuar dhe aftësinë njohëse, sulmet ndaj imigracionit dhe zhgënjimin në rritje për trajtimin e tij të luftës në Gaza.

Shifra e sondazhit është më e larta me votues që shpehin mosmiratim të fortë ndaj udhëheqjes së tij, që Biden ka pasur ndonjëherë në sondazhin e New York Times gjatë presidencës së tij. Gjithashtu një numër shumë i lartë votuesish demokratë shprehën dyshime nese Biden duhet të jetë kanditati democrat. 48% e të anketuarve demokratë thanë se Biden duhet të jetë kanditati i demokratëve ndërsa 44% besojnë se ai nuk duhet të jetë i nominuar.

joe biden donald trump sondazh

Sondazh

Poll