Bota

Marrëveshja Kosovë- Serbi, Emisari britanik: Marrëveshja e Belfastit një mësim i mirë për pajtim mes dy vendeve

Peach tha se Britania e Madhe e përkrah dialogun dhe se procesi duhet të shkojë drejt krijimit të një ardhmeje multietnike dhe respektit të ndërsjellë.

2 Mars 2024, 17:05 Nga N.F
Marrëveshja Kosovë- Serbi, Emisari britanik: Marrëveshja e
Stuart Peach

KOSOVË- Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach në një intervistë se fundmi ka folur nw lidhje me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Peach tha se Britania e Madhe e përkrah dialogun dhe se procesi duhet të shkojë drejt krijimit të një ardhmeje multietnike dhe respektit të ndërsjellë.

I pyetur se si duhet të duket procesi i dialogut, Peach ka thënë se shembull i mirë për këtë është Marrëveshja e Belfastit apo që njihet ndryshe si “Marrëveshja e të Premtes së Mirë”, marrëveshje që mundësoi paqen në Irlandë të Veriut para 25 vitesh. Peach shtoi se kjo marrëveshje është një mësim i mirë për pajtim, pasi palët kishin bërë lëshime dhe negociata.

“Dhe ky është një mësim i mirë për pajtim. Bëhet fjalë për lëshime, ka të bëjë me negociata, por mbi të gjitha ka të bëjë me vazhdimin e dialogut”, tha Peach.

stuart peach ballkani perendimor britania kosova

Sondazh

Poll