Bota

Joe Biden: Ushtria amerikane do të dërgojë ndihma humanitare në Gaza, do të bëjmë gjithçka që mundemi

Duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, ai tha se ndihmat në Gaza nuk është janë të mjaftueshme dhe se ai dëshiron që qindra kamionë të tjerë ndihma të vijnë.

1 Mars 2024, 21:40 Nga S.N
Joe Biden: Ushtria amerikane do të dërgojë ndihma humanitare
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi ditën e sotme se ushtria amerikane do të dërgojë ndihma humanitare në Gaza në ditët në vijim. Biden shtoi se Washingtoni do të bëjë gjithçka që mundet për të marrë më shumë ndihmë për enklavën. Duke folur nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, ai tha se ndihmat në Gaza nuk është janë të mjaftueshme dhe se ai dëshiron që qindra kamionë të tjerë ndihma të vijnë.

Ndihmat që mbërrijnë sot në Gaza nuk janë të mjaftueshme, theksoi ai teksa mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë kryeministren italiane Giorgia Meloni. Të paktën 576 mijë njerëz , 1/4e popullsisë në Gaza janë në prag të urisë, sipas OKB-së.

joe biden gaza shba

Sondazh

Poll