Bota

Arrestohen qytetarët e Rusisë që dëshironin të ishin të pranishëm në ceremoninë mortore të Navalny

Videot dhe fotot që kanë dalë në dritë tregojnë qytetarët duke u larguar në kafaze. Varrimi i Navalny u bë në prani të mijëra njerëzve që donin t'i jepnin lamtumirën e fundit liderit të opozitës ruse dhe kundërshtarit të Putinit.

1 Mars 2024, 21:27 Nga S.N
Arrestohen qytetarët e Rusisë që dëshironin të ishin
Foto Ilustrim

RUSI- Shumë prej personave që dëshironin të ishin të pranishmë në funeralin e alexei Navalny, u arrestuan nga autoritetet. Arrestimet nuk ndodhën vetëm në Moksë por edhe në qytete të tjera të vendit. Videot dhe fotot që kanë dalë në dritë tregojnë qytetarët duke u larguar në kafaze. Varrimi i Navalny u bë në prani të mijëra njerëzve që donin t'i jepnin lamtumirën e fundit liderit të opozitës ruse dhe kundërshtarit të Putinit.

Ditën e sotme që u mbajt ceremonia mortore e Navalnyt, Josep Borell ka bërë një postim duke i shprehur ngushëllimë familjes dhe miqve të tij. Ai tha se Navalny mbetet një frymëzim për shumë njerëz. Gjithashtu edhe Ambasada Amerikane në Rusi bëri një postim në rrjetin social X, duke thënë se Navalny mbetet një shembull i ndritshëm i asaj që Rusia duhet të jetë.

alexei navalny rusi

Sondazh

Poll