Bota

Zbulohet një krijesë detare misterioze në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar

Me temperaturat e oqeanit në nivele rekord, ekziston shqetësimi për ndikimin në jetën detare.

1 Mars 2024, 19:24 Nga S.B
Zbulohet një krijesë detare misterioze në ujërat e
ligaveci i detit

BRITANI E MADHE- Një specie e re e njohur si ligavec deti është zbuluar në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar. Ajo u kap në jug-perëndim të Anglisë nga një anije kërkimore. Krijesa është quajtur Pleurobranchaea britannica. I përket një grupi që gjendet në ujërat e ngrohta, të cilat mund të migrojnë në veri për shkak të ndryshimeve klimaterike.

Me temperaturat e oqeanit në nivele rekord, ekziston shqetësimi për ndikimin në jetën detare. Ross Bullimore i ‘Qendrës për Shkencën e Mjedisit, Ushqimit dhe Akuakulturës’ bëri zbulimin e mrekullueshëm.

"Ishte si një llambë që po fiket," tha ai.

Shkencëtarët thonë se zbulimi tregon se ne kemi ende më shumë për të mësuar rreth jetës në detet tona, të cilat janë ndër më të studiuarit në botë.

Zbulohet një krijesë detare misterioze në ujërat e
ligaveci i detit

"Të gjesh një specie të re që nuk është mikroskopike është mjaft emocionuese. Kjo tregon se ka ende punë për të bërë," tha Peter Barry.

Ligavecët e detit janë një lloj molusku detar pa guaskë, i njohur për shumëllojshmërinë dhe bukurinë e tyre të jashtëzakonshme. Pavarësisht nga madhësia e tyre e vogël deri në 5 cm, ata janë një grabitqar kryesor që zënë një pozicion kyç në zinxhirin ushqimor.

Shpesh të referuara si një "specie treguese", ato mund të ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë shëndetin e ekosistemeve detare për shkak të ndjeshmërisë së tyre ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike dhe presioneve njerëzore.

Oqeanet më të ngrohta dhe valët e të nxehtit shqetësojnë speciet detare si peshqit dhe balenat ndërsa lëvizin në kërkim të ujërave më të freskët, duke prishur zinxhirin ushqimor. Ekspertët paralajmërojnë se rezervat e peshkut mund të preken.

zbulohet gjallese e re detare ligaveci i detit britani

Sondazh

Poll