Bota

Zjarri më i madh në historinë e Teksasit/ Mijëra bagëti të vrara dhe shtëpi të shkrumbuara

Banorët e Teksasit të Veriut janë paralajmëruar se zjarri mund të përkeqësohet gjatë fundjavës, i nxitur nga lagështia e ulët dhe erërat e forta.

1 Mars 2024, 19:08 Nga S.B
Zjarri më i madh në historinë e Teksasit/ Mijëra bagëti
foto ilustruese

SHBA- Mijëra bagëti janë vrarë në një zjarr të furishëm në Teksas, zjarri i dytë më i madh në historinë e SHBA. Zjarri ka shkrirë shtyllat e dritës, ka shkatërruar shtëpi dhe ka lënë një peizazh të shkrumbuar pas tij. Dy persona kanë vdekur nga zjarri, i cili është vetëm 5% i kontrolluar.

Banorët e Teksasit të Veriut janë paralajmëruar se zjarri mund të përkeqësohet gjatë fundjavës, i nxitur nga lagështia e ulët dhe erërat e forta. Toka nuk është e populluar dhe në këtë zonë rriten miliona lopë, viça, kuaj dhe dema. Mijëra kafshë besohet se kanë ngordhur, tha të enjten komisioneri i bujqësisë në Teksas, Sid Miller.

"Është e trishtueshme. Shumë nga ato bagëti janë ende gjallë, por thundrat u janë djegur, gjinjtë e tyre po ashtu." tha Miller.

Teksasi është prodhuesi më i madh i bagëtive në vend, dhe mbi 85% e tufës së shtetit është në Panhandle. Fermerët e bagëtive në zonë po përpiqeshin për të shpëtuar veten dhe bagëtinë e tyre, ndërsa zjarri përvëloi kullotat përreth. Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, Teksasi është shtëpia e 12 milionë bagëtive.

Zyrtarët e Teksasit thanë se humbjet do të jenë shkatërruese për prodhuesit individualë pasi kullotat për ushqim dhe ndërtesat e fermave janë shkatërruar. Qindra zjarrfikës janë vendosur në zonat e prekura, duke përfshirë qytete si Amarillo dhe Fritch, tha Seth Christensen, një zëdhënës i Divizionit të Menaxhimit të Emergjencave në Teksas. Kryqi i Kuq aktualisht po operon dy qendra fatkeqësish për viktimat e zjarrit.

Në Hutchinson, një nga zonat më të goditura, 83-vjeçarja Joyce Blankenship vdiq në shtëpinë e saj teksa zjarri përfshiu qytetin. Viktima tjetër ishte një shofere kamioni, Cindy Owen. 44-vjeçarja po udhëtonte për në shtëpi nga Oklahoma në Amarillo kur zjarri rrethoi kamionin e saj.

bageti zjarr ne teksas

Sondazh

Poll