Bota

17 persona plagosen në Poloni/ Një automjet përplasi një turmë njerëzish në vijat e bardha

Tre nga të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve janë edhe 6 fëmijë.

1 Mars 2024, 19:00 Nga S.N
17 persona plagosen në Poloni/ Një automjet përplasi një
Foto Ilustrim

POLONI- Një makinë ka përplasur një turmë njerëzish që kalonin vijat e bardha të këmbësorëve në Poloni. Nga përplasja kanë mbetur 17 persona të plagosur. Tre nga të plagosurit ndodhen në spital në gjendje të rëndë. Këtë e ka bërë të ditur radiostacioni “Polskie Radio”.

Mes të plagosurve janë edhe 6 fëmijë. Ngjarja ndodhi në qytetin Szczecin. Adam Rudavsky, guvernator i rajonit  ku ndodhi incidenti, tha se shoferi u arrestua nga policia pasi u largua nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i automjetit ishte një burrë i moshës 33-vjeçare.

Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes në sheshin Rodla në qendër të qytetit port, duke u përplasur me një automjet tjetër disa rrugë më larg përpara se të ikte përsëri, tha zjarrfikësi Tomasz Kubiak.

poloni aksident

Sondazh

Poll