Bota

Organizatat palestineze të gatshme për të krijuar një front të përbashkët/ Vendimi vjen një ditë pas takimi të tyre në Moskë

Pak para këtij takimi në Moskë, qeveria e Autoritetit Palestinez të udhëhequr nga Fatah me bazë në Bregun Perëndimor të pushtuar dha dorëheqjen, duke hapur rrugën për formimin e një qeverie teknokratësh nga fraksione të ndryshme pas përfundimit të luftës në Gaza, sipas analistëve.

1 Mars 2024, 17:55 Nga S.N
Organizatat palestineze të gatshme për të krijuar një front
Foto Ilustrim

PALESTINË- Hamasi dhe Al- Fatah thanë se janë të prirur për të nisur bisedimet për të krijuar një fornt të përbashkët me Organizatën për Çlirimin e Palestinës. Ky lajmërim vjen një ditë pasi ata u takuan në Moskë. Rusia priti krerët e Hamasit, Xhihadit Islamik, Fatahut dhe lëvizjeve të tjera palestineze në Moskë të enjten për bisedime mbi luftën në Gaza.

Pak para këtij takimi në Moskë, qeveria e Autoritetit Palestinez të udhëhequr nga Al-Fatah me bazë në Bregun Perëndimor të pushtuar dha dorëheqjen, duke hapur rrugën për formimin e një qeverie teknokratësh nga fraksione të ndryshme pas përfundimit të luftës në Gaza, sipas analistëve.

Bisedimet aktuale midis vendeve arabe dhe fuqive perëndimore tregojnë për instalimin, pas luftës, të një lidershipi të reformuar palestinez për të marrë drejtimin e Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës.

Gjatë takimit të tyre në Moskë, grupet palestineze ranë dakord për një dialog të ardhshëm për të arritur një unitet kombëtar gjithëpërfshirës që do të përfshijë të gjitha forcat dhe fraksionet palestineze brenda kornizës së Organizatës për Çlirimin e Palestinës, sipas tekstit të deklaratës së tyre të përbashkët.

Hamasi dhe Xhihadi Islamik konsiderohen si organizata terroriste nga shumë vende perëndimore, por PLO njihet ndërkombëtarisht si përfaqësuese e palestinezëve të territoreve palestineze dhe diasporës.

Vitet e fundit, bisedimet që synonin integrimin e Hamasit, në të cilin ai nuk ishte i përfshirë, në PLO kanë dështuar të gjitha. Në bisedimet e tyre konstruktive, fraksionet ranë dakord gjithashtu për një sërë pikash si "tërheqja" e forcave izraelite nga Gaza, krijimi i një shteti palestinez dhe "rindërtimi" pas luftës, sipas deklaratës së tyre.

Vitet e fundit, Moska ka luftuar për të mbajtur marrëdhënie të mira me të gjitha palët në konfliktin izraelito-palestinez, duke përfshirë Fatahun dhe Hamasin, ndërsa marrëdhëniet me Izraelin kohët e fundit janë acaruar për shkak të sulmit të saj në Gaza dhe kundërshtimit të vendosur ndaj krijimit të një shteti palestinez.

gaza hamas

Sondazh

Poll