Sport

“Zidane më tha se do të pranonte të drejtonte vetëm tre ekipe”

Ish-kolegu danez Thomas Gravesen flet për planet e francezit

1 Mars 2024, 10:33 Nga DOSJA
“Zidane më tha se do të pranonte të drejtonte vetëm

FRANCE - Sa herë që ka një stol të lirë stërvitor në Evropë, emri i Zinedine Zidane hidhet në listë. Kjo për shkak se asi është i lire, por mbi të gjitha, pasi ai ka trajnuar Real Madridin dhe është larguar në fund të 2020/21.

Megjithatë, sipas një ish-koleg i tij, mesfushori i fortë danez, ka deklaruar se pavarësisht nga listat, francezi i ka sytë vetëm për tre skuadra në botë. Thomas Gravesen, një ish-shoku i skuadrës te Real Madrid, zbuloi, në një intervistë për kanalin “Discovery +”, se Zidane ka qëllime të mirëpërcaktuara.

“Kam folur me Zidane dy vjet më parë në Madrid dhe ai më tha se janë vetëm tre pozicione që do të dëshironte të pranonte. Dhe ato janë Marseja, Real Madridi dhe kombëtarja franceze. Ai ma tha pikërisht këtë. E pyeta nëse ishte i gatshëm të rikthehej në stërvitje dhe ai u përgjigj se ishte në dispozicion vetëm për ato të tre”,- shpjegoi ai.

Emri i francezit u përmend kohët e fundit te Manchester United, i cili mund të bëjë një revolucion, duke liruar Erik ten Hag, por Gravesen nuk e sheh këtë të ndodhë: “Skuadra që kishte në Madrid ishte fantastike, ai ishte i përgatitur që në fillim. Te United situata është ndryshe, nuk e di se si do ta menaxhoja atë ekip tani”.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll