Bota

Katër persona u vranë në Gjermani si pasojë e një sulmi me armë, autori ishte një ushtar gjerman

Katër viktimat u qëlluan gjatë natës në zonat rurale të Sissel dhe Bothel që ndodhen pranë Hanoverit dhe Bremenit. I dyshuari ishte një ushtar gjerman, i cili u dorëzua në polici menjëherë pas të shtënave

29 Shkurt 2024, 21:44 Nga S.N
Katër persona u vranë në Gjermani si pasojë e një
Foto Ilustrim

GJERMANI- Katër persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë në një incident me të shtëna në Gjermaninë veriore. Lajmin e bëri të ditur ditën e sotme policia dhe prokuroria.

Katër viktimat u qëlluan gjatë natës në zonat rurale të Sissel dhe Bothel që ndodhen pranë Hanoverit dhe Bremenit. I dyshuari ishte një ushtar gjerman, i cili u dorëzua në polici menjëherë pas të shtënave. Autoritetet thanë se motivi nuk është i qartë por nuk përjashtohet mundësia për një çështje familjare.

sulm me arme gjermani

Sondazh

Poll