Bota

Alexei Navalny i jepet lamtumira e fundit me tingujt e My Way nga Frank Sinatra

Nëna e Navalny, Ludmila dhe babai, Anatoli, u përkulën mbi arkivolin e tij të hapur për ta puthur për herë të fundit, ndërsa një grup i vogël muzikantësh luanin.

1 Mars 2024, 15:40 Nga E. D
Alexei Navalny i jepet lamtumira e fundit me tingujt e My Way nga Frank Sinatra
Arkivoli

MOSKË- Në tingujt e My Way nga Frank Sinatra, Alexei Navalny i jepet lamtumira e fundit. Ai u varros në varrezat e Boriskovskoye, ndërsa Frank Sinatra u pasua nga kënga me temë nga filmi Terminator. 

“Ai mendonte se ky film ishte më i miri në botë”, tha zëdhënësja e tij Kira Jarmis.

Nëna e Navalny, Ludmila dhe babai, Anatoli, u përkulën mbi arkivolin e tij të hapur për ta puthur për herë të fundit, ndërsa një grup i vogël muzikantësh luanin. Turmat nxituan për ta përkëdhelur fytyrën e tij përpara se një prift të vendoste butësisht një qefin të bardhë mbi të dhe arkivoli u mbyll. Ndërsa kamerat nuk u lejuan të filmonin procesionin e eksodit brenda kishës.

Një foto, e shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, tregon arkivolin e hapur të Navalny. Kjo është e zakonshme në traditën ortodokse ruse dhe do të thotë që vajtuesit mund të shohin dhe prekin fytyrën e të ndjerit. Në foton, e cila është në fund të këtij postimi, Navalny shihet i shtrirë në arkivolin e tij, i mbuluar me trëndafila të kuq dhe të bardhë. Ai është i rrethuar nga njerëz duke përfshirë nënën e tij Ludmila dhe babain e tij, Anatoli duke mbajtur qirinj.

alexei navalny

Sondazh

Poll