117 palestinezë humbën jetën, shefi i OKB-së kërkon hetim për tragjedinë e autokolonës së ndihmave
foto ilustruese SHBA- Disa vende i janë bashkuar OKB-së në thirrjen për një hetim për vdekjen e më shumë se 100 pal...
Autoritetet shëndetësore të Gazës thanë se forcat izraelite të enjten qëlluan për vdekje më shumë se 100 palestinezë teksa prisnin dërgimin e ndihmave.
PARIS- Presidenti francez, Emmanuel Macron tha sot se ishte i zemëruar nga të shtënat ndaj më shumë se 100 palestinezëve që kërkonin ndihmë humanitare në Gaza dhe kërkoi zbardhet e vërteta në lidhje me rolin e ushtarëve izraelitë në incident. Autoritetet shëndetësore të Gazës thanë se forcat izraelite të enjten qëlluan për vdekje më shumë se 100 palestinezë teksa prisnin dërgimin e ndihmave. Izraeli fajësoi për incdentin turmat që rrethuan kamionët e ndihmave, duke thënë se viktimat ishin shkelur ose përmbysur.
"Indinjatë e thellë për imazhet që vijnë nga Gaza ku civilët janë shënjestruar nga ushtarët izraelitë. Shpreh dënimin tim më të fortë për këto të shtëna dhe bëj thirrje për të vërtetën, drejtësinë dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar", tha Macron në një postim në platformën X.
Macron tha se ishte e domosdoshme që të vendosej një armëpushim i menjëhershëm në luftë. Duke folur në radion France Inter të premten, ministri i Jashtëm Stephane Sejourne tha se Parisi do të mbështeste thirrjen e Kombeve të Bashkuara për një hetim të pavarur.
"Situata humanitare ka qenë katastrofike për disa javë tani dhe ajo që ndodhi është e pambrojtshme dhe e pajustifikueshme. Izraeli duhet të jetë në gjendje ta dëgjojë atë dhe duhet të ndalet. Ne kemi shkuar një hap më tej, njerëzit po luftojnë për ushqim dhe ka trazira. Dëgjova kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për të hapur një hetim të pavarur dhe mendoj se Franca do ta mbështesë këtë", tha Sejourne.
foto ilustruese SHBA- Disa vende i janë bashkuar OKB-së në thirrjen për një hetim për vdekjen e më shumë se 100 pal...
Yulia Navalnaya RUSI- Gruaja e Alexei Navalny, Yulia Navalnaya postoi në rrejete sociale "X" një mesazh lamtumire për burrin e saj...
Foto ilustruese PAKISTAN- Parlamenti i ri i Pakistanit e ka zgjedhur kryetarin e ri të premten, pavarësisht protestave të ligjvënë...
alexei navalny RUSI- Mijëra rusë brohoritën emrin e politikanit opozitar Alexei Navalny sot gjatë funeralit të tij dhe thanë...
Foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian tha se për Serbinë do të ketë pasoja për shkak të mospërshtatjes me qënd...
stevo pendarovski SHKUP- Presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të premten më 1 mars, shpalli kandidaturën p...
Foto ilustruese RUSI- Rusia është duke e rritur bashkëpunimin me Kinën në teknologjinë satelitore dhe atë 5G, dhe di&cce...
Carlson dhe Putin SHBA- Në një podcast të organizuar nga gazetari amerikan Lex Fridman, ish-prezantuesi i Fox News, Tucker Carlson përs...
Rruga e vdekjes TURQI- Rruga më e rrezikshme në botë eshte ajo D915 rrugë e cila lidh Anadollin veri-lindore me Detin e Zi. Arsyej...
Foto ilustruese ANGLI- Më shumë se një miliard njerëz janë duke jetuar me obezitet në gjithë botën, sipas gjetjeve ...