Bota

Sekretarja e Thesarit të SHBA-ve: Të kërkojmë opsione për të shfrytëzuar asetet e ngrira ruse

Kjo deklartë vjen pas disa ditësh bisedimesh intensive ku nuk u arrit të nënshkruhej një marrëveshje për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës.

1 Mars 2024, 15:54 Nga M.B

 

Sekretarja e Thesarit të SHBA-ve: Të kërkojmë opsione
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen

 

SAO PAULO- Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të vazhdojnë të kërkojnë opsione për të shfrytëzuar 300 miliardë dollarë në asetet sovrane të ngrira ruse. Kjo deklartë vjen pas disa ditësh bisedimesh intensive ku nuk u arrit të nënshkruhej një marrëveshje për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Ukrainës. Yellen tha për Reuters se çdo veprim do të kishte nevojë për një arsyetim të ngushtë ligjor, i cili u shfaq si një pengesë në negociata këtë javë në kuadër të një takimi të ministrave të financave të Grupit 20 të organizuar nga Brazili.

Yellen shtoi se ajo sfidoi ministrin francez të financave Bruno Le Maire për të ndihmuar në zhvillimin e opsioneve të kërkuara nga liderët e G7 në kohë për samitin e tyre të qershorit, pasi Le Maire hodhi poshtë publikisht pikëpamjen e saj se ekziston një rast ligjor për monetizimin e aseteve. Zyrtarët e G7 kanë menduar prej një viti se çfarë duhet të bëjnë me asetet sovrane ruse për të ndihmuar Ukrainën. Debati u përhap në publik gjatë takimit të G20 të kësaj jave, duke nxjerrë zbuluar ndarje të thella midis aleatëve të G7. Rusia ka kërcënuar me hakmarrje nëse Perëndimi konfiskonte asetet e saj. Disa vende evropiane kanë frikë se kjo mund të krijojë precedentë të rrezikshëm dhe të dëmtojë besimin në monedhat perëndimore, megjithëse Yellen e ka quajtur një zhvendosje masive

"Këtu ka çështje të ndërlikuara ligjore. Ne pajtohemi se çdo gjë që bëjmë duhet të ketë një arsyetim të fortë ligjor ndërkombëtar, si dhe arsyetim të brendshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë. Stafi (e Le Maire) po punon me tonën. Ne i kërkuam atij që të na ndihmojë të gjejmë opsione, opsione që mund t'ua paraqesim udhëheqësve", tha Yellen.

g7 asetet e ngrira ruse

Sondazh

Poll