Aktualitet

Dosja "Babale", Gjykata e Apelit mban seancën e radhës më 15 mars

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë për lidhjet e qeverisë me trafikante dhe me favorizimin që qeveria ju bënte trafikantëve të drogës duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme.

1 Mars 2024, 14:22 Nga N.F
Dosja "Babale", Gjykata e Apelit mban seancën e radhës
Salianji

TIRANË- Gjykata e Apelit ka caktuar datën 15 mars ora 10:00 si seancë gjyqësore për dosjen e "Babales". Deputeti i PD-së, Ervin Salianji akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë për lidhjet e qeverisë me trafikante dhe me favorizimin që qeveria ju bënte trafikantëve të drogës duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme.

PD dhe Salianji akuzuan vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj se ishte pjesë e lidhjeve. Opozita akuzoi se si një i dënuar me 7 vjet heqje lirie në Itali jetonte i lirë në Shqipëri prej me shumë se 8 vitesh nga dhënia e dënimit në Itali, sepse ishte vëllai i ministrit.

Ç’është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit./Dosja.al

dosja babale gjykata e apelit

Sondazh

Poll