Aktualitet

Rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë, si paraqitet situata

Puna për pastrim dhe kriposjen ka vazhduar edhe mëngjesin e sotëm. Reshjet kanë rënë gjatë natës, por sot janë ndërprerë.

1 Mars 2024, 13:04 Nga r.ll
Rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë, si paraqitet situata
foto ilustruese

KORÇË- Janë rikthyer reshjet e dëborës në juglindje të Korçës. Trashësia ka shkuar deri në 5 centimetra në aksin e Dardhës, por që nuk ka krijuar probleme për qarkullimin e mjeteve.

Puna për pastrim dhe kriposjen ka vazhduar edhe mëngjesin e sotëm. Reshjet kanë rënë gjatë natës, por sot janë ndërprerë.

Në qytetet të tjera të vendit përfshirë edhe Tiranë ka pasur prezencë të reshjeve të shiut. 

reshje bore ne dardhe

Sondazh

Poll