Aktualitet

Vrasja e Pëllumb Metës, flet e motra: Blerina i dha fëmijëve shkollën e krimit! Vëllai punonte natë e ditë t'u siguronte jetesën

Ajo tha se me kunatën nuk kishin pasur debate, e vetmja sipas saj ka qenë në kohë të hershme një kërkesë që fëmijët e Blerinës të rrinin me fëmijët e vëllait të Pëllumbit.

1 Mars 2024, 12:33 Nga r.ll
Vrasja e Pëllumb Metës, flet e motra: Blerina i dha fëmijëve
motra e pellumb metes

TIRANË-  Motra e Pëllumb Metës, ka folur sërish në lidhje me vrasjen e të vëllait, ngjarje e cila tronditi opinionin edhe në lidhje me përfshirjen e tre fëmijëve të tij në krim dhe faktin që ende nuk është zbardhur e plotë dinamika e ngjarjes.

E ftuar në emsionin "Me Zemër të Hapur", motra e Pëllumbit ka deklaruar se viktima ka qenë një njeri familjar që punonte shumë për të siguruar jetesën për familjen.

Ajo akuzoi Blerinën, bashkëshorten e Pëllumbit se iu ka dhënë fëmijëve shkollën e krimit. Ajo tha se me kunatën nuk kishin pasur debate, e vetmja sipas saj ka qenë në kohë të hershme një kërkesë që fëmijët e Blerinës të rrinin me fëmijët e vëllait të Pëllumbit.

“U hodh baltë me të padrejtë mbi familjen dhe vëllanë tim. Mostra dhe familjarët e saj (Blerina) nuk mund të hedhë baltë mbi të. Vëllai im ka qenë punëtor, i urtë, i sjellshëm, familjar ne maksimum. Nuk mund të jesh baba i mirë vetëm kur je 24 orë me fëmijët, sepse dikush duket të punonte. Blerina ka pasur në dorë të gjithë kohën e mundshme për t’i kthyer nga vetja fëmijët.

Ka qenë ajo që i rriti sepse vëllai im ka punuar ditë e natë që t’i siguronte jetesën. Ai kishte parë botë me sy, kishte emigruar që me eksodin e parë dhe u kthye vetëm kur na ndërroi jetë nëna. Me Blerinën janë njohur me shkuesi. Ajo i dha fëmijëve shkollën e krimit.

Blerina ishte e ftohtë me ne. Nuk kishim pasur debate, e vetmja ka qenë në kohë të hershme një kërkesë që fëmijët të rrinin me fëmijët e vëllait tjetër. Kjo e shqetësonte nënën time. Nëna me tha ‘Po më plas shpirti’ që nuk i lë fëmijët të luajnë bashkë. Ia thash Blerina e cila më tha shih punët e tua e mos fut hundët tek familja”, tha ajo

pellumb meta

Sondazh

Poll