Sport

Kimmich befason, me përzgjedhjen e kundërshtarit të tij më të vështirë në karrierë…

Lojtari i Bayernit dhe i kombëtares gjermane është përballur me disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror

1 Mars 2024, 08:30 Nga DOSJA

Kimmich befason, me përzgjedhjen e kundërshtarit të tij më

GJERMANI - Gjatë gjithë karrierës së tij, Joshua Kimmich është cilësuar si një lojtar i qëndrueshëm dhe i besueshëm, qoftë duke luajtur në mesfushë apo si mbrojtës i djathtë, si te Bayern (ku është për nëntë sezone), ashtu edhe në 82 ndeshjet që ka luajtur tashmë për Gjermaninë.

Si i tillë, ai është përballur me sulmuesit më të mëdhenj të futbollit modern. Cristiano Ronaldo, Leo Messi, Kylian Mbappé apo Neymar, kanë qenë disa nga lojtarët, me të cilët Kimmich është dashur të përballet. Kjo është arsyeja pse ishte befasuese të mësosh se, sipas mendimit të tij, Álvaro Morata ishte kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë.

Kimmich befason, me përzgjedhjen e kundërshtarit të tij më

Lojtari 29-vjeçar e bëri zbulimin në një video të publikuar në rrjetet sociale të klubit dhee Federatës Gjermane e Futbollit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DFB-Team (@dfb_team)

Kimmich dhe Morata ishin ballë për ballë në tre raste: në raundin e 16-të të Champions League 2015/16 (kur spanjoli ishte në Juventus) dhe në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2022. Morata ka kontribuar direkt në gola në të tre këto ndeshje, duke shënuar një dhe duke asistuar dy.

Kimmich befason, me përzgjedhjen e kundërshtarit të tij më

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll