Politike

Nënshkruhet marrëveshja, Shqipëria heq vizat me Azerbajxhanin

Lajmi u bë i ditur pëmes një postimi në rrjetin social “X” të Ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.

1 Mars 2024, 11:45 Nga r.ll
Nënshkruhet marrëveshja, Shqipëria heq vizat me Azerbajxhanin
pamje nga firmosja e marrëveshjes

BAKU- Shqipëria ka hequr vizat me shtetin e Azerbajxhanit. Lajmi u bë i ditur pëmes një postimi në rrjetin social “X” të Ambasadorit të Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov.

Zëvendës Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit, Fariz Rzayev dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia kanë nënshkruar marrëveshjen për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt këtij shteti.

“Fariz Rzayev, Zëvendës Ministër i Jashtëm i Azerbajxhanit, dhe Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Besart Kadia, folën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona, me fokus ndërveprimin ekonomik dhe kontaktet mes njerëzve. Takimi pasoi me nënshkrimin e marrëveshjes për përjashtimin e vizave – një tjetër kontribut i fuqishëm në marrëdhëniet dypalëshe”, shkruan në “X” ambasadori Anar Huseynov.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ndodhet në Baku të Azerbajxhanit si i ftuar i Presidentit Ilham Alijev, për të marrë pjesë Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit. Gjatë fjalës së tij në këtë samit, Rama është shprehur se synohet që të ndërtohet një qendër e gazit natyror në Vlorë në bashkëpunim me partnerët.

shqiperi azerbajxhan

Sondazh

Poll