Politike

Rama në Azerbajxhan: Korridori jugor i gazit e ka bërë Evropën më të sigurt

Rama po ashtu theksoi se duhet të nisin bisedimet për hidrogjenin e gjelbër, pasi hap shumë mundësi për ekonominë.

1 Mars 2024, 10:59 Nga I.A
Rama në Azerbajxhan: Korridori jugor i gazit e ka bërë
Edi Rama

AZERBAJXHAN- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se korridori jugor i gazit ka bërë Evropën më të sigurtë. Gjatë zhvillimit të Samitit të Korridorit Jugor të Gazit, Rama u shpreh se investimet në energjinë e ripërtëritshme janë thelbësore. Rama po ashtu theksoi se duhet të nisin bisedimet për hidrogjenin e gjelbër, pasi hap shumë mundësi për ekonominë.

“8 vite më parë në Ministerialin e tretë, presidenti azerbajxhanas, tha; korridori jugor përcakton zhvillimin mes vendeve. Kjo rrugë e re mëndafshi është shndërruar në një urë bashkëpunimi. Një format që shton dëshirën dhe mundësitë që ofron. Ky format, është shndërruar në një urë, ku pjesë e re përbërëse është bërë dhe dimensioni i politikës së gjelbër. Sot jemi dëshmitarë se korridori jugor i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe ka bërë Europën më të sigurt. Përqindja e gazit rus në Europë po bie, së shpejti do të jetë zero përqind. Sa i takon Shqipërisë, jemi të pozicionuar strategjiket në rrugën e gazsjellësit Adriatik,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll