Politike

Rama: Në bashkëpunim me TAP do të bëjmë qendër gazi në Vlorë

Rama po ashtu theksoi se duhet të nisin bisedimet për hidrogjenin e gjelbër, pasi hap shumë mundësi për ekonominë.

1 Mars 2024, 11:11 Nga I.A
Rama: Në bashkëpunim me TAP do të bëjmë qendër
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Shqipëri po synon hapjen e një qendre të gazit në Vlorë. Gjatë zhvillimit të Samitit të Korridorit Jugor të Gazit, Rama theksoi se qendra e gazit synohet të ndërtohet në bashkëpunim me TAP-in. Rama po ashtu theksoi se duhet të nisin bisedimet për hidrogjenin e gjelbër, pasi hap shumë mundësi për ekonominë.

"Ne ishim një Korenë e Veriut në Europë dhe sistemet e gazit ishin jo ekzistuese dhe të shkëputara nga pjesa e botës, e vlerës këtë kapitull të ri në procesin e zhvillimit. Duke u mbështetur në bashkëpunimin e suksesshëm me Tapin synojmë një qendër të gazit në Vlorë. Duke u bashkuar me atë që theksoi presidenti Alijev përmendi nismën e Azerbajxzhanit për të marrë stafetën e COOP dhe për ta organizuar atë këtu. Është treguese kur një vend kaq i pasur në karburant dhe fosile bën një hap para e thotë që të bëjmë një hap, këtu duhet t’i vijë përgëzimi më i madh i Azerbajxhanit dhe mikpritësit tonë jashtëzakonisht të çmuar," tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll