Art&Argëtim

Transformimi i Austin Butler në filmin Dune: Part Two habit kastin/ Zendaya: Më frikëson pamja e tij

Duke kujtuar ditën e saj të parë në xhirime në Budapest, Zendaya tha në një intervistë të fundit se duke parë Butler të transformuar ishte mjaft e bezdisshme.

29 Shkurt 2024, 17:54 Nga S.B
Transformimi i Austin Butler në filmin Dune: Part Two habit kastin/
Austin Butler

SHBA- Për dramën epike fantastiko-shkencore të Denis Villeneuve "Dune: Pjesa e dytë", aktori Timothée Chalamet dhe Zendaya janë bashkuar me personazhe të rinj kryesorë të luajtur nga Christopher Walken, Florence Pugh, Léa Seydoux, Anya Taylor-Joy dhe Austin Butler, i cili luan rolin e keqbërësit psikotik.

Për të hyrë në karakterin e Feyd-Rautha, Butler të cilin audienca e njeh kryesisht nga roli i tij i nominuar për Oscar në “Elvis”, shfaqet me grim jashtëzakonisht të zbehtë, dhëmbë të zinj pa flokë dhe pa vetulla. Duke kujtuar ditën e saj të parë në xhirime në Budapest, Zendaya tha në një intervistë të fundit se duke parë Butler të transformuar ishte mjaft e bezdisshme.

Transformimi i Austin Butler në filmin Dune: Part Two habit kastin/
Austin Butler

“Duke parë Butler në realitet që është shumë miqësor dhe i ëmbël, dhe ta shikosh pa flokë dhe të frikshëm është një kontrast i madh.” tha Zendaya.

Gjithashtu Chalamet i dukej e çuditshme pamja e re e Austin dhe tha se xhirimet gjithsesi dolën mirë. Në "Dune: Pjesa e dytë", e cila vjen nga Warner Bros Pictures, Paul Atreides i Chalamet ngrihet për të udhëhequr popullin Fremen të planetit Arrakis kundër Harkonnens shtypës, të udhëhequr nga Baroni i pamëshirshëm. Dune: Part Two vjen në kinema më 1 mars.

Transformimi i Austin Butler në filmin Dune: Part Two habit kastin/
Timothee dhe Austin

dune part two zendaya austin butler

Sondazh

Poll