Art&Argëtim

Java e Modës në Paris/ Emily Ratajkowski pozon nga dhoma e hotelit

Emily tregoi dekoltenë e saj të bollshme me një fustan të zi të gjatë.

28 Shkurt 2024, 21:01 Nga S.B
Java e Modës në Paris/ Emily Ratajkowski pozon nga dhoma e hotelit
Emily Ratajkowski

PARIS- Modelja Emily Ratajkowski tronditi me postimin e një serie fotografish të nxehta në dhomën e një hoteli, në Paris. Modelja 32-vjeçare, ndodhet në qytet për Javën e Modës dhe postoi në Instagram të mërkurën për të ndarë disa foto të veshjes së saj të guximshme. Emily tregoi dekoltenë e saj të bollshme me një fustan të zi të gjatë.

Ylli i “Blurred Lines” nuk denjoi të hiqte çizmet e saj të zeza, por bëri disa foto mbi krevatin e bardhë duke marrë poza të ndryshme. Ishte një ditë e ngarkuar për modelen, pasi ajo iu bashkua Brooklyn Beckham dhe Charli XCX në shfaqjen 'Courreges'.

Java e Modës në Paris/ Emily Ratajkowski pozon nga dhoma e hotelit
Emily Ratajkowski

Shfaqja e Emily vjen pasi u njoftua se ajo i është kthyer pasioneve të saj për aktrimin dhe është në bisedime për t'iu bashkuar kastit të ‘Too Much’, sipas Variety. Ajo do të luajë ish-të dashurën e Felix-it të Will Sharpe, e cila ka hyrë në një lidhje të re me Jessica-n, të luajtur nga Megan Stalter.

emily ratajkowski

Sondazh

Poll