Art&Argëtim

"Po e trajton si mall të pavlerë"/ Babai i Bianca Censorit kërkon takim urgjent me Kanye West

Babai i saj, Leo, dëshiron të bisedojë me Kanye, i cili në thelb ka ndryshuar stilin e Biancës që kur u martuan në dhjetor 2022.

29 Shkurt 2024, 16:10 Nga S.B
"Po e trajton si mall të pavlerë"/ Babai i Bianca Censorit
Kanye West, Bianca dhe Leo Censori

AUSTRALI- Babai i gruas së Kanye West, Bianca Censori ka ngritur shqetësimin për pamjen e vlerësuar si shqetësuese të vajzës së tij dhe dëshiron të ketë një bashkëbisedim me Kanye. Kërkesa vjen menjëherë pasi Bianca u fotografua e veshur me geta transparente pa të brendshme teksa ishte në Paris. Babai i saj, Leo, dëshiron të bisedojë me Kanye, i cili në thelb ka ndryshuar stilin e Biancës që kur u martuan në dhjetor 2022.

Disa të afërm i thanë Daily Mail se babai i Biancës, një ish i dënuar, beson se Kanye e ka kthyer vajzën e tij në një "mall të pavlerë".

“Babai i Biancës, Leo, dëshiron të ulet siç duhet me Kanye dhe ta pyesë se çfarë dreqin po mendon kur ekspozon Biancën si një trofe lakuriq”, tha një burim pranë Biancës.

“Ai dëshiron të pyesë Kanye se çfarë do të bënte nëse vajzat e tij North, ose Chicago, do të shiheshin në publik gjysmë të zhveshura me veshje të nxitura nga burrat e tyre”, shtuan ata.

"Ai e di se nuk ka asnjë shanc që Kanye ta lejonte këtë për vajzat e tij, kështu që nuk ka kuptim pse ai do ta nxiste këtë për gruan."

Burimi gjithashtu vuri në dukje se si reperi po e mban dizajneren larg familjes së saj në Australi. Për sa i përket veshjeve zbuluese të Biankës, burimi i brendshëm mendon se Kanye ka "kontroll" mbi mënyrën se si ajo po prezantohet tani.

kanyewest bianca censori

Sondazh

Poll