Art&Argëtim

Të inspirohesh nga vjehrra/ Nicola Peltz "kopjon" look-un ikonik të Victoria Beckham

Gjatë daljes në kryeqytetin francez të martën, Nicola stiloi xhaketën ikonike me një palë xhinse blu dhe çizme të zeza me taka

28 Shkurt 2024, 19:44 Nga S.B
Të inspirohesh nga vjehrra/ Nicola Peltz "kopjon" look-un ikonik
Nicola dhe Victoria

PARIS- Modelja e njohur Nicola Peltz ka “kopjuar” vjehrrën e saj Victoria Beckham me zgjedhjen e saj të fundit të veshjes mes spekulimeve se ajo do të jetë pjesë e pasarelës në ‘Javën e Modës’ në Paris. Aktorja dhe modelja u shfaq me xhaketën elegante të lëkurës ‘Dolce & Gabanna’, e cila ishte saktësisht e njëjta e veshur nga Victoria në vitin 2001. Xhaketa motorrike e veshur nga Victoria fillimisht kushtonte 965 paund, megjithatë çmimi është 7-fishuar dhe janë në shitje momentalisht për 7,800 paund.

Gjatë daljes në kryeqytetin francez të martën, Nicola stiloi xhaketën ikonike me një palë xhinse blu dhe çizme të zeza me taka. Ajo ishte me bashkëshortin e saj Brooklyn, 24 vjeç, i cili kishte veshur një xhup të frymëzuar nga “Le Coq Sportif” teksa ai po largohej nga hoteli.

Të inspirohesh nga vjehrra/ Nicola Peltz "kopjon" look-un ikonik
Brooklyn dhe Nicola

Nicola u zbulua së fundmi si imazhi i ri i Balenciaga, duke iu bashkuar Kim Kardashian si ambasadore e markës. Dhe duket se ajo së shpejti do të bëhet edhe një nga 'muzat' e Victorias, nëse do të ecë në pasarelën e spektaklit që do të zhvillohet në fund të kësaj jave.

Të inspirohesh nga vjehrra/ Nicola Peltz "kopjon" look-un ikonik
Victoria Beckham

nicola peltz victoria beckham

Sondazh

Poll