Art&Argëtim

Hailey Bieber rriti temperaturat, pozon me të brendshme për Victoria's Secret

Për pamjen e saj të dytë, ylli veshi një set me dy pjesë ngjyrë bojëqielli me një detaj printesh me lule dhe dantellë.

28 Shkurt 2024, 17:16 Nga S.B
Hailey Bieber rriti temperaturat, pozon me të brendshme për
Hailey Bieber

SHBA- Modelja e njohur Hailey Bieber ngriti temperaturat teksa pozoi për një fotosesion të ri mahnitës për brandin Victoria's Secret. Modelja 27-vjeçare, shfaqi trupin e saj të tonifikuar me të brendshme ngjyrë blu të errët teksa pozonte para një sfondi të bardhë. Për pamjen e saj të dytë, ylli veshi një set me dy pjesë ngjyrë bojëqielli me një detaj printesh me lule dhe dantellë.

Për të theksuar bukurinë e saj natyrale Hailey zgjodhi një grim të thjeshtë në tonalitetet e ngjyrave të tokës. Vitin e kaluar, ajo u shfaq në dokumentarin 'VS World Tour' në Amazon Prime dhe tha: Janë një markë kaq ikonike.

Hailey Bieber rriti temperaturat, pozon me të brendshme për
Hailey Bieber

Modelja promovoi linjën e saj të kujdesit të lëkurës Rhode në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës të enjten mes çështjeve të dyshuara të martesës. Hailey iu bashkua Kendall Jenner-it e cila ishte atje për të promovuar markën e saj të pijeve, 818 tekila, për të mbajtur një fjalim para studentëve të universitetit.

hailey bieber hailey rhode

Sondazh

Poll