Aktualitet

Zjarri në urgjencën e QSUT, akt-ekspertiza: Ishte aksidental, ndodhi si pasojë e një mosfunksionimi të baterive

Mësohet se sipas akt-ekspertizës, ngjarja ka qenë aksidentale si pasojë e një keq funksionimi të baterive.

29 Shkurt 2024, 14:04 Nga M.B
Zjarri në urgjencën e QSUT, akt-ekspertiza: Ishte aksidental, ndodhi
QSUT

TIRANA- Janë zbardhur zyrtarisht shkaqet e zjarrit në urgjencën e QSUT që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 11 shkurtit. Mësohet se sipas akt-ekspertizës, ngjarja ka qenë aksidentale si pasojë e një keq funksionimi të baterive. QSUT njoftoi më herët se për shkak të zjarrit, shërbimi i urgjencës polivalente vazhdon të ofrohet sipas një grafiku të mirëpërcaktuar në Spitalin Universitar të Traumës si dhe në Qendrën Spitalore Rajonale e Tiranës “Shefqet Ndroqi”.

Qytetarët e Gjirokastrës, Vlorës, Fierit e Beratit vijojnë të marrin urgjencën kardiologjike, atë të sëmundjeve të brëndshme e atë ortopedike në Spitalin Memorial, ndërsa urgjencat kardiologjike për qarkun Shkodër dhe Lezhë trajtohen në Spitalin Rajonal Shkodër.  

Pjesë nga dokumenti:

"Ngjarja në fjalë është aksidentale, dhe zjarri në katin e dytë në dhomën teknike të godinës ka rënë si pasojë e një keq funksionimi të pajisjeve bateri (U.P.S-ve) nga ku rezulton se është edhe vatra e zjarrit", thuhet në dokument.

qsut zjarr

Sondazh

Poll