Pakësimi i popullsisë dhe emigracioni i lartë i trurit mund të krijojë tensione sociale
Foto ilustruese TIRANA- Kriza demografike, që ka përfshirë Rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërinë me tkurrjen ...
Në krahasim me një vit më parë, kur u arrit rekordi i lejeve për nga sipërfaqja e lejeve, në 1.8 milionë metra katrorë, në 2023 ky tregues shënoi një rënie me bazë vjetore prej 22%.
TIRANË- Në vitin 2023, Bashkia e Tiranës dha gjithsej leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 1.4 milionë metra katrorë, që përbën 67% të totalit të lejeve të dhëna në të gjithë Shqipërinë, sipas tabelave të publikuara nga INSTAT. Në krahasim me një vit më parë, kur u arrit rekordi i lejeve për nga sipërfaqja e lejeve, në 1.8 milionë metra katrorë, në 2023 ky tregues shënoi një rënie me bazë vjetore prej 22%.
Megjithatë, në tremujorin e katërt u shënua sërish rritje e lejeve të ndërtimit, që arritën në 430 mijë metra katrorë, me zgjerim prej 23% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Që nga viti 2017, bashkia e kryeqytetit e ka rritur ndjeshëm sipërfaqen për të cilën ajo ka dhënë leje për t’u ndërtuar. Nga 2019-a është dhënë mesatarisht midis 1.2-1.8 milionë metra katrorë leje në vit, duke kulmuar në 2021-2022. (shiko grafikun: Sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në Tiranë (m²), 2010-2023).
Në total, për gjithë periudhën 2017-2023, janë dhënë një rekord prej 8.9 milionë metra katrorë sipërfaqe e lejeve të ndërtimit. Sipas INSTAT, në tremujorin e katër 2023 janë miratuar gjithsej 303 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 415 leje të miratuara në tremujorin e katër 2022, duke shënuar një ulje prej 27,0%. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katër 2023, është 592.660 m², nga 555.779 m² miratuar në tremujorin e katër 2022, duke shënuar një rritje prej 6,6% (tab.3).
Në tremujorin e katër 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 25,3 miliardë lekë, nga 26,6 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katër 2022, duke shënuar një ulje prej 4,7%. Gjatë vitit 2023, janë miratuar gjithsej 1.602 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1.420 leje ndërtimi të miratuara në vitin 2022, duke shënuar një rritje prej 12,8%.
Gjatë vitit 2023, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.115.819 m², nga 2.667.497 m² miratuar në vitin 2022, duke shënuar një ulje prej 20,7%. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 89,6 miliardë lekë në vitin 2023, nga 113 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2022, duke shënuar një ulje prej 20,8%.
Marrë nga Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Kriza demografike, që ka përfshirë Rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht Shqipërinë me tkurrjen ...
TIRANË- Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime, ku më të...
Foto nga vendi TIRANA- Restoranti “Padam” në Tiranë është bërë mikpritës i shumë personaliteteve bot&eu...
foto ilustruese Historia nis në 10 Prill të vitit 2012 në Britaninë e Madhe, në qytetin e Sauthemptonit. Atë ditë, polic...
foto ilustruese Mbrëmjen e 15 Dhjetorit 2023, disa orë pas atentatit në burgun e Peqinit, Prokuroria e Elbasanit siguroi disa informacione q...
Foto nga vendi i ngjarjes KORÇA- Autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi sonte në Korçë është Ilo L...
Foto nga vendi i ngjarjes KORÇA- Autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi sonte në Korçë është Ilo L...
foto nga ngjarja Dëshmitari i plagosur Indrit Shaqja ka pranuar se me viktimën Lleshi ka pasur qejfmbetje pasi ai e përbuzte për besimi...
foto nga ngjarja Në këtë foto kur ora shënon 13:51, shfaqen imazhet e jashtme të godinës B të burgut. Kamera ësht&e...
foto nga ngjarja Inside Story, ka siguruar imazhet ekskluzive të fiksuara nga kamerat e sigurisë në burg, që tregojnë gjithë ...