Art&Argëtim

Ryan Gosling do të performojë këngën "I'm just Ken" në Oscars muajin e ardhshëm

Në kopertinën e tij të Variety në fillim të shkurtit, Gosling këmbënguli se Akademia nuk i kishte kërkuar ende të performonte.

27 Shkurt 2024, 22:50 Nga S.B
Ryan Gosling do të performojë këngën "I'm just
Ryan Gosling

SHBA- Pas muajsh spekulimesh, aktori Ryan Gosling do të performojë zyrtarisht këngën nga filmi Barbie me titull "I'm Just Ken" live në ceremoninë e Oscars. Burimet thonë se aktori do të këndojë këngën e nominuar për çmimin Oscar nga "Barbie" gjatë ceremonisë së 96-të vjetore më 10 mars. Në kopertinën e tij të Variety në fillim të shkurtit, Gosling këmbënguli se Akademia nuk i kishte kërkuar ende të performonte.

“Mund të jetë një rrezik i madh që unë ta bëj këtë”, tha Gosling, i cili është i gatshëm për një Oscar aktrimi për rolin e tij si Ken. “Nuk e di se si do të funksiononte. Por unë jam i hapur për çdo gjë.”

Mark Ronson, i cili shkroi këngën me Andrew Wyatt, tha se ishte ëndrra e tij që Gosling të performonte në Academy Awards. Kur u pyet nëse do ti jepej një këngëtari tjetër, nëse Gosling nuk do të donte të performonte "I'm Just Ken" live gjatë Oscars, Ronson tha: Jo. Unë mendoj se nëse Ryan nuk e bën atë, atëherë ne nuk do e realizojmë fare.

"I'm Just Ken" është një nga dy këngët e filmit "Barbie" që fituan një nominim për Oscar për këngën më të mirë origjinale. Tjetra është "What was I made for?" nga Billie Eilish dhe Finneas, e cila fitoi çmimin Grammy për këngën më të mirë të shkruar për mediat vizuale mbi "I'm Just Ken" dhe hitin "Barbie" "Dance the Night" nga Dua Lipa.

ryan gosling barbie ken im just ken

Sondazh

Poll