Art&Argëtim

Pa grim dhe me belin e 'padukshëm', Kim Kardashian shokon me fotot e reja

Veshja i shtrëngonte belin, duke i theksuar format dhe duke i lënë fansat dhe ndjekësit të mahnitur me siluetën e saj.

27 Shkurt 2024, 21:42 Nga S.B
Pa grim dhe me belin e 'padukshëm', Kim Kardashian shokon me
Kim Kardashian

SHBA- Ylli i “Kardashians” Kim Kardashian njihet si mbretëresha e 'thyerjes' së internetit me zgjedhjet e saj të modës. 43-vjeçarja postoi disa foto në Instagramin e saj, duke shfaqur belin e saj super të hollë dhe ijet e dala, falë një korseje ekstreme të firmës Mugler. Veshja i shtrëngonte belin, duke i theksuar format dhe duke i lënë fansat dhe ndjekësit të mahnitur me siluetën e saj.

Ndërsa disa e krahasuan atë me bashkëshorten aktuale të Kanye West, Bianca Censori, të tjerë gjithashtu theksuan ngjashmërinë e saj me vajzën 6-vjeçare Chicago West. Të tjerë kritikuan gjithashtu belin shumë të shtrënguar, me një shkrim: Organet e saj janë zhdukur. Kaq mizore për anatominë njerëzore. Një tjetër tha: BELI JO EKZISTENT, ËSHTË ÇMENDURI.

Pa grim dhe me belin e 'padukshëm', Kim Kardashian shokon me
Kim Kardashian

Postimi i Kim vjen vetëm disa ditë pasi ylli i "Queen's Gambit", Anya Taylor-Joy u kritikua për veshjen ngjashme në premierën e filmit "Dune: Part 2".

kim kardashian mugler

Sondazh

Poll