Politike

Avokatët e Belerit në GJKKO: Përgjimi ka nisur pa u rregjistrua procedimi penal, është në kundërshtim me ligjin

Avokatët mbrojtës deklaruan se përgjimi ndaj Fredi Belerit ka nisur që para se të regjistrohej procedimi penal ndaj tij, pra në kundërshtim me ligjin.

28 Shkurt 2024, 15:51 Nga h.k
Avokatët e Belerit në GJKKO: Përgjimi ka nisur pa u rregjistrua
Foto ilustruese

TIRANË-Sot në GJKKO po zhvillohet seanca gjyqësore për Fredi Belerin. Avokatët mbrojtës deklaruan se përgjimi ndaj Fredi Belerit ka nisur që para se të regjistrohej procedimi penal ndaj tij, pra në kundërshtim me ligjin.

“Veprimet e vëzhgimit dhe te përgjimet ambientale janë të papërdorshme pasi janë bërë në kundërshtim me ligjin. Procesverbalet e këqyrjeve e ri transkriptimit  e veprimeve të përgjime e janë të papërdorshme pasi përgjimi është i papërdorshëm i marrë në kundërshtim me ligjin neni 226. Nuk janë autorizuar nga prokuroria e gjykata kompetente, përgjimi ka filluar pa u regjistruar procedimi penal“-deklaruan avokatët e Fredi Belerit. 

Në seancën e mëparshme të zhvilluar më 13 shkurt, Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri nën akuzën për blerje votash.

Për të pandehurin tjetër Fredi Kokaveshi, bashkëpunëtor i Belerit, SPAK ka kërkuar dy vite burgim, të cilat i janë konvertuar në 4 vite shërbim prove. Kjo masë lehtësuese për Kokaveshin u dha pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe fëmija i tij i mitur ka probleme shëndetësore.

fredi beleri

Sondazh

Poll