Politike

Vuçiç për deklaratën në Samitin e Ukrainës: Nuk ka sanksione ndaj Rusisë dhe nuk përmendet ndikimi rus

Presidenti i Serbisë pas samitit ka thënë për gazetarët se deklarata e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani nuk ishte e drejtë që tha që të mos hiqen pikat që kanë lidhje me sanksionimin dhe ndikimin. Sipas Vuçiç ky përjetim nuk shkon njëlloj tek të gjitha palët. 

28 Shkurt 2024, 15:45 Nga h.k
Vuçiç për deklaratën në Samitin e Ukrainës:
Foto ilustruese

TIRANË-Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë është shprehur ditën e sotme në lidhje me deklaratën e përbashkët në Samitin e Ukrainës. Vuçiç ka thënë se në deklaratë nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me sanksione ndaj Rusisë dhe se nuk përmendet në asnjë momente ndikimi rus si keqdashës.

Presidenti i Serbisë pas samitit ka thënë për gazetarët se deklarata e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani nuk ishte e drejtë që tha që të mos hiqen pikat që kanë lidhje me sanksionimin dhe ndikimin. Sipas Vuçiç ky përjetim nuk shkon njëlloj tek të gjitha palët. 

Pjesëmarrësit ranë dakord që ta heqin pjesën për sanksionet dhe ndikimin keqdashës të Rusisë… Jemi informuar se kjo është pranuar. Nuk ka sanksione, nuk flitet për sanksione dhe nuk përmendet ndikimi keqdashës rus”, tha Vuçiç. Sepse u thashë, nëse këtë e përjeton kështu një numër i madh prej jush, atëherë le t’i përfshijmë edhe disa që ne konsiderojmë se kanë ndikim keqdashës… dhe pastaj i kanë hequr”, tha Vuçiç.

samiti per ukrainen ne tirane vizita e zelenskyt

Sondazh

Poll