Bota

Vdiq në burgun rus, Alexei Navalny do të varroset të premten në Moskë

Një ditë më parë, zëdhënësja e liderit të opozitës tha se ekipi i tij po përpiqej të gjente një shtëpi funerali, por disa refuzuan të mbanin shërbimin kur zbuluan se për kë ishte.

28 Shkurt 2024, 10:59 Nga r.ll
Vdiq në burgun rus, Alexei Navalny do të varroset të premten
alexei navalny

RUSI- Lideri opozitar rus, Alexei Navalny do të varroset në një varrezë në Moskë të premten, ka konfirmuar një zëdhënës i familjes së tij. Varrimi i tij do të mbahet në varrezat e Borisovskoye, pas një ceremonie lamtumire në rrethin Maryino.

Një ditë më parë, zëdhënësja e liderit të opozitës tha se ekipi i tij po përpiqej të gjente një shtëpi funerali, por disa refuzuan të mbanin shërbimin kur zbuluan se për kë ishte.

Alexei Navalny vdiq papritur në një burg të Arktikut në fillim të këtij muaji. Për vite me radhë, ai ishte kritiku më i lartë i presidentit rus Vladimir Putin.

alexei navalny

Sondazh

Poll