Bota

Zyrtarisht në garë për President, Arben Taravari mbledh nënshkrimet e nevojshme për të kandiduar

Shqiptarët përfaqësohen me Bujar Osmanin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Arben Taravarin e opozitës së njohur tani me moton ”VLEN”.

27 Shkurt 2024, 21:13 Nga r.ll
Zyrtarisht në garë për President, Arben Taravari mbledh
arben taravari

SHKUP- Koalicioni ”VLEN” në Maqedoninë e Veriut, ka arritur të sigurojë më shumë se 10 mijë nënshkrime për kandidaturën e Arben Taravarit për president. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur mirënjohje për nënshkrimet e mbledhura.

"Duke mbledhur mbi 10 mijë nënshkrime vetëm për 24 orë, zyrtarisht hyj në garë për President!
Faleminderit! Ju jeni Ndryshimi Që Ka Nis!", ka shkruar ai.

Kujtojmë se për të kandiduar për president në Maqedoninë e Veriut duhen 10 mijë nënshkrime ose mbështetja e 30 deputetëve në parlament. Në garë deri tani janë 13 kandidatë, ndërsa shqiptarët përfaqësohen me Bujar Osmanin e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Arben Taravarin e opozitës së njohur tani me moton ”VLEN”.

 

arben taravari

Sondazh

Poll