Aktualitet

"Nuk e di si jam gjallë!"/ Babai i Blerina Metës: Nuk është në gjendje të përgjigjet, fëmijët në burg përjetë nëse e meritojnë

Mes të tjerash ai tha se ato, duke nënkuptuar fajtorët e mundshëm të ngjarjes, të qëndrojnë në burg të përjetshëm nëse e meritojnë.

27 Shkurt 2024, 15:42 Nga M.B
"Nuk e di si jam gjallë!"/ Babai i Blerina Metës: Nuk
Babai i Blerina Metës dhe fëmijët

DURRËS- Babai i Blerina Metës, e cila dyshohet si e përfshirë në vrasjen e bashkëshortit të saj, Pëllumb Metës, është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale pas ngjarjes. Teksa ka folur për Top Channel, ai ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa tregon se vajza nuk është në gjendje të flasë.

Mes të tjerash ai tha se ato, duke nënkuptuar fajtorët e mundshëm të ngjarjes, të qëndrojnë në burg të përjetshëm nëse e meritojnë.

“Ne jemi bërë me lujt mendsh. Unë nuk e di si jam gjallë. Veç një fjalë kam thënë, të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarje. Nuk kërkojmë asgjë. Ato le të rrinë në burg të përjetshëm nëse e meritojnë. Nëse nuk e meritojnë, ta vendosin organet kompetente. Unë nuk e di si jam gjallë. Unë e kam kaluar një situatë të vështirë. Tani është më e rëndë. Unë as vajza nuk jemi në gjendje të flasim”, tha ai.

Kujtojmë se Policia e Durrësit ka arrestuar 3 fëmijët e familjes Meta dhe Blerina e ëma e tyre është në gjendje të lirë por ende në dyshim si pjesëmarrëse në krim. 

blerina meta

Sondazh

Poll