Aktualitet

Zjarr në një fabrikë në Xhafzotaj, nuk raportohet për të lënduar

Deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë një bombol gazi që ka shkaktuar zjarrin.

27 Shkurt 2024, 13:56 Nga h.k
Zjarr në një fabrikë në Xhafzotaj, nuk raportohet për
Foto ilustruese

DURRËS- Përfshihet nga zjarri një fabrikë e cila ndodhet në Xhafzotaj. Pesë makina zjarrfikëse ndodhen aktualisht në vendngjarje duke luftuar për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur, por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë një bombol gazi që ka shkaktuar zjarrin. Forca të shumta policie ndodhen në vendin ku ka rënë zjarri, teksa në vijim priten detaje të reja.

zjarr në xhafzotaj

Sondazh

Poll