Aktualitet

“Në gjaknxehtësi mund ta kenë vrarë fëmijët”/ Vjehrra e Pëllumb Metës: E dhunonte vajzën sistematikisht, i shihja shenja në fytyrë

E ftuar në emisionin “Me zemër të Hapur” në News 24, ajo tha se e bija i ka shkuar në shtëpi por nuk i ka treguar të vërtetën në lidhje me krimin.

27 Shkurt 2024, 13:33 Nga I.A
“Në gjaknxehtësi mund ta kenë vrarë
Sanije Tuga

TIRANË- Mamaja e Blerina Metës, gruas së Pëllumb Metës që u vra disa ditë më parë në banesë nga fëmijët ka deklaruar se dhunuar në mënyrë sistematike nga Pëllumbi. E ftuar në emisionin “Me zemër të Hapur” në News 24, Sanije Tuga tha se e bija i ka shkuar në shtëpi por nuk i ka treguar të vërtetën në lidhje me krimin. Po ashtu mamaja e Blerinës tha se lajmin e ka marrë vesh nga gazetarët, ndërsa ka hedhur dyshime se krimin e kanë kryer fëmijët e së bijës në gjaknxehtësi e sipër.

“Blerina është martuar 18 vjec. Pëllumbi ka qenë pak i prapë. Dhunues, e godiste kot, pa asnjë arsye. Kishte qef ta rrihte. Blerinën e kam parë me shenja në fytyrë. Mbesa më ka treguar se ai e rrihte të ëmën, arriti një pikë që u rritën dhe nuk e donin më babin. Blerina ate ditë më erdhi në shtëpi më tha hap derën se kemi ardhur. Pëllumbi më tha nuk ka ardhur me mua por më përcolli deri tek porta. Për fëmijët më tha që janë në punë. Nuk ma ka treguar të vërtetën. Lajmin e mora vesh kur erdhën gazetarët. Blerinës nuk mund t’i thoja asgjë sepse ishte gjithë kohës me sytë mbyllur dhe donte vetëm gjumë. Unë akoma jam e qeshur, por… Në gjaknxehtësi e sipër fëmijët mund ta kenë vrarë. Familjarët e Pëllumbit nuk na kanë telefonuar”, tha ajo.

blerina meta sanije tuga pellumb meta

Sondazh

Poll