Aktualitet

Kush do e hetojë? Gjykata e Lartë shtyn seancën për 21 Janarin, e kalon në seancë publike

Seanca e radhës pritet të mbahet më 12 mars në orën 13:00.

27 Shkurt 2024, 15:03 Nga I.A
Kush do e hetojë? Gjykata e Lartë shtyn seancën për 21
Gjykata e Lartë

TIRANË- Gjykata e Lartë ka shtyrë sot seancën ku pritej të vendosej nëse hetimet për dosjen e 21 janarit do të kryhen nga Prokuroria e Posaçme apo nga Prokuroria e Tiranës. Seanca e radhës pritet të mbahet më 12 mars në orën 13:00.

Po ashtu sot Gjykata e Lartë ka kaluar në seancë gjyqësore 21 janarin, që do të thotë se do bëhet seancë e hapur me palët, që do t’i thërrasë gjykata. Kjo pasi Kolegji ka vlerësuar të nevojshëm dëgjimin e palëve për shkak se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore.

“Shqyrtimin e çështjes me nr. 70022-00558-00-2023 akti, me datë regjistrimi 13.09.2023, në seancë gjyqësore me praninë e palëve më datë 12 Mars 2024, ora 13:00. Urdhërohet sekretaria pranë Gjykatës së Lartë që të njoftojë palët pjesëmarrëse në gjykim. Kolegji vlerësoi të nevojshëm dëgjimin e palëve për shkak se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore,” thuhet zyrtarisht nga Gjykata e Lartë.

Grupi hetimor firmosi 6 urdhra arresti për drejtuesit e Gardës së Republikës, dy të dënuar nga Gjykata e Apelit, komandanti i Gardës Ndrea Prendi me 1 vit burg dhe gardisti Agim Llupo me 3 vjet burg për vrasjet e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos. Por kjo nuk mbetet këtu, pasi familjarët i bëjnë thirrje SPAK-ut, të zbardhë çështjen dhe të dënojë të gjithë fajtorët e asaj dite. Por pas më shumë se një dekade ende nuk janë gjetur fajëtorët e vrasjes së Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës.

gjykata e lartë 21 janari

Sondazh

Poll