Aktualitet

Ngacmoi seksualisht një të mitur në rrugë, arrestohet 50-vjeçari në Kavajë

Mësohet se 50-vjeçari me iniciale P.Xh ka ngacëmuar seksualisht një vajzë të mitur 14 vjeçe në rrugë.

27 Shkurt 2024, 11:06 Nga I.A
Ngacmoi seksualisht një të mitur në rrugë, arrestohet
Policia

KAVAJË- Një 50-vjeçar është arrestuar në Kavajë për ngacmim seksual. Mësohet se 50-vjeçari me iniciale P.Xh ka ngacëmuar seksualisht një vajzë të mitur 14 vjeçe në rrugë. Pas kallëzimin në polici të së miturës, 50-vjeçari është vënë në pranga.

Njoftimi i Policisë:

Kavajë/Ngacmoi seksualisht, në rrugë, një 14-vjeçare, menjëherë pas kallëzimit, Policia vë në pranga 50-vjeçarin. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një të miture, se ishte ngacmuar seksualisht, në rrugë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit P. Xh., 50 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël.

policia e kavajes

Sondazh

Poll