Aktualitet

Detajet nga vrasja e mafiozit shqiptar në Tivar/ Policia kap autorin e dyshuar, personi i njohur për uniformat

Dëshmitarët okularë thanë se autori është arratisur me motoçikletë, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë.

27 Shkurt 2024, 12:27 Nga h.k
Detajet nga vrasja e mafiozit shqiptar në Tivar/ Policia kap autorin e
Foto ilustruese

TIVAR-Një pjesëtar i grupit të organizuar kriminal "EM" shqiptari Edmond Mustafa ka mbetur i vrarë mëngjesin e sotëm në Tivar. Për shkak të dyshimit se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Mustafait, në ambientet e policisë së Tivarit është shoqëruar një person. 

Dyshohet se identiteti i autorit është i njohur edhe për inspektorët. Sipas informacioneve të “Vijesti”, bëhet fjalë për Baranin, i cili i përket degës lokale të grupit të organizuar kriminal të klanit Shkaljari. Dëshmitarët okularë nga restorantet në rrugën "Marshala Tita" thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se viktima ishte i shoqwruar bashkw me njw grua. 

Dëshmitarët okularë thanë se autori është arratisur me motoçikletë, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë. Hetimet do të drejtohen nga një prokuror i Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë. Në vendngjarje ndodhet dhe prokurorja Irena Buriç.

Policia njoftoi se të shtënat kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 9:10.

Policët e Qendrës Rajonale të Sigurisë ‘Jug’, në koordinim dhe bashkëpunim me efektivët e Sektorit Kundër Krimit, kanw ndërmarr masa dhe veprime të gjera me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe privimin e autorit nga një vepër penale ose më shumë prej tyre. Me denoncimin e ngjarjes është vendosur menjëherë bllokada e qytetit, ndërsa policia po ndërmerr taktika të gjera operative dhe masa e veprime teknike për zbardhjen e rrethanave dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.”, thuhet në njoftim.

vrasja e edmond mustafes

Sondazh

Poll