Bota

Në kërkim prej vitesh për vrasje dhe grabitje, arrestohet anëtarja e organizatës terroriste "RAF" Daniela Klette

Klette ishte anëtare e gjeneratës së tretë të Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe (RAF) e njohur edhe si organizata Baander-Meinhof.

27 Shkurt 2024, 13:46 Nga N.F
Në kërkim prej vitesh për vrasje dhe grabitje, arrestohet
 Daniela Klette

GJERMANI- Policia gjermane arrestoi në Berlin 65-vjeçaren Daniela Klette. Klette ishte anëtare e gjeneratës së tretë të Fraksionit të Ushtrisë së Kuqe (RAF) e njohur edhe si organizata Baander-Meinhof. Ajo ishte shpallur ne kërkim prej dekadash ndërsa autoritetet akuzojnë atë së bashku me partnerët e saj Burkhard Gerweg dhe Essent-Föhler Staub për tentativë vrasjeje dhe një seri grabitjesh të armatosura midis viteve 1999-2016.

Zyra e prokurorit publik në Werden, Saksonia e Ulët beson se grabitjet e armatosura nuk ishin të motivuara politikisht, por ishin kryer për arsye financiare. Klette konsiderohet e dyshuar së bashku me Burkhard Gerweg dhe Essent-Föhler Staub, bazuar në analizat e ADN-së, për një seri grabitjesh të armatosura të supermarketeve dhe pastrim parash në North Rhine-Westphalia dhe Saksonia e Ulët.

RAF është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 30 njerëzve dhe plagosjen e të paktën 200. Staub, Klette dhe Garweg i përkisnin gjeneratës së tretë të RAF, e cila ishte aktive në vitet 1980 dhe 1990. Anëtarët e gjeneratës së tretë besohet se kanë vrarë kreun e Deutsche Bank Alfred Herrhausen dhe Treuhand, agjencia e ngarkuar me menaxhimin dhe privatizimin e aseteve shtetërore në Gjermaninë Lindore pas ribashkimit gjerman, Detlef Rochwender. Në vitin 1998, një deklaratë e nënshkruar nga RAF, dërguar Reuters, shpalli shpërbërjen e organizatës.

raf daniela klette arrestim

Sondazh

Poll

Bota 27 Shkurt 2024, 12:19 h.k

Rusia ndalon eksportet e benzinës

Foto ilustruese MOSKË-Rusia të martën ka urdhëruar një ndalesë gjashtëmujore të eksporteve të benzinës d...